Ish-sulmuesi i Çelsit, Didier Drogba, këshilloi sulmuesin e Napolit, Viktor Osimeni të mos transferohet te franzezët e Paris Sent Zhermenit nëse dëshiron të ketë një karrierë të madhe përpara.

Sulmuesi nigerian i Napolit po mahnit me paraqitjet e tij këtë sezon dhe shumë skuadra elitare po kërkojnë shërbimet e tij.

Drogba tha në Sky Sport se kalimi në Premier Ligë do të ishte shumë më i favorshëm për zhvillimin e Osimenit si lojtar dhe për ambiciet e tij për trofe.

Drogba beson se kalimi i Osimenit te PSG-ja do e dëmtonte karrierën e sulmuesit nigerian i cili para kalimit te Napoli ishte pjesë e francezëve të Lilës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *