Mançester Junajtid prej kohësh është në kërkim të një qendërsulmuesi me potencial.
Mediat angleze raportojnë se djajtë e kuq janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro për të marrë shërbimet e Lautaro Martinezit nga Interi.
Sulmuesi argjentinas po bind me paraqitjet e tij me zikaltrit e Milanos këtë sezon dhe tekniku i Junajtid, Erik Ten Hag e vlerëson shumë kampionin e botës.
Interi nuk do e ketë të lehtë refuzimin e një ofertë të tillë, por vështirësia mbetet në gjetjen e një zëvendësuesi për Lautaron.
Romelu Lukaku me shumë mundësi do të rikthehet te Çelsi pas përfundimit të huazimit, ndërkohë që në repartin ofensiv mbeten vetëm Xheko dhe Korrea të cilët nuk kanë stofin për të udhëhequr sulmin e një ekipi që e nis sezonin me synimin për të fituar trofe.
Junajtid nga ana e tij ka kthyer në prioritet transferimin e Lautaros duke hequr dorë nga Herri Kejn, për shërbimet e të cilit po interesohet gjithnjë e më shumë Bajerni i Mynihut.