Pritja 33-vjeçare mori fund.
Barazimi 1-1 në transfertën ndaj Udinezes e shpall Napolin matematikisht kampion të Italisë pesë javë para fundit të sezonit.
Skaudra e Luçiano Spaletit ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm dhe pjesë e këtij suksesi historik për napoletanët është dhe mbrojtësi shqiptar Amir Rrahmani i cili ishte titullar i padiskutueshëm në qendër të mbrojtjes.
Ky është titulli i tretë kampion në historinë e klubit, ndërsa qyteti priste një titull që nga kohët e arta të legjendës Diego Armando Maradona.
Presidenti Aururelio De Laurentis u shfaq tejet i lumtur për këtë sukses që sipas tij i dedikohet të gjithë qytetit dhe në veçanti skuadrës që kreu një mrekulli.