Armando Broja luajti për 62 minuta në sfidën e Çelsit në transfertën ndaj Brentford e cila u mbyll në barazim pa gola. Sulmuesi i kombëtares shqiptare zhvilloi një paraqitje pozitive duke vendosur në vështirësi mbrojtjen e vëndasve. 21- vjeçari ishte problematik sidomos me inkursionet e tij të cilat nuk u finalizuan me gol si nga ai vetë si nga shokët e skuadrës. Broja u zëvendësua pas një ore lojë, por as futja në fushë e Stërling dhe Aubamejang nuk e ndryshuan situatën për Çelsin që doli vetëm me një pikë nga një fushë aspak e lehtë si ajo e Brentford.
Pas ndeshjes, tekniku i bluve, Graham Poter foli me nota pozitive për paraqitjen e Armando Brojës. “Pamë në pjesën e parë 2-3 veprime të asaj që ai është në gjendje të bëjë. U paraqit mirë. Brentford bën presing shumë dhe menduam se mund ta përdornim Brojën. Ishte dueli i parë, mjaftonin 60 minuta.”- deklaroi Poter.