Interi u shfaq dominues në gjysmëfinalen e parë të championsit ndaj Milanit duke marrë një fitore të pastër 0-2 si mysafir.

Xheko dhe Mikitarian shokuan Milanin duke realizuar dy gola që në dhjetë minutat e para të sfidës të cilën më pas e kontrolluan deri në përfundim.

Ky sukses e gëzoi dhe ish-sulmuesin e zikaltërve, Diego Milito, protagonist në fitimin e championsit nga Interi i Zhoze Mourinjos në vitin 2010-të.

Milito tha në një intervistë për “Prime” se diferencat mes dy ekipeve në fushë ishin të dukshme dhe Interi ishte superior në çdo aspekt.

“Inter tregoi se është një ekip më i fortë se Milani dhe me më shumë alternativa. Kjo u pa në zëvendësimet e bëra në pjesën e dytë. Gjatë gjithë lojës skuadra e Inzagit ishte më e rrezikshmja në fushë.”- deklaroi Milito.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *