Sipas tij, në kohën kur stërviste Erling Halandin si trajner i Moldes, ai e kishte rekomanduar sulmuesin norvegjez të drejtuesit e Mançester Junajtid, por ata kishin refuzuar.
Sipas teknikut norvegjez, para pesë vitesh, kartoni i Haland vlente vetëm 5 milionë euro.
“I telefonova ata rreth 6 muaj përpara se të ulesha në stolin e Junajtid dhe ju kërkova që të paguanin vetëm 5 milionë por nuk më dëgjuan.”- theksoi Solskjaer.
Nga Molde, Haland fillimisht kaloi te Salzburgu, më pas te Borusia e Dortmundit, ndërsa sot në radhën e Mançester Sitit po thyen çdo rekord dhe kartoni i tij vlerësohet 200 milionë euro.