Pep Guardiola i gëzohet kalimit në finalen e Ligës së Kampioneve ku Mançester Siti i drejtuar prej tij dhuroi një paraqitje historike duke e dominuar Realin e Madridit në shifrat 4-0.

Tekniku spanjoll vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij duke u shprehur se gjithçka ishte e merituar.

“Ne kemi luajtur një vit me dhimbje në stomak për shkak të asaj që ndodhi vitin e kaluar. Dhe sot nxorëm gjithçka jashtë, sjellja ishte fantastike dhe ndeshja ishte spektakolare. Jemi shumë të lumtur që jemi në finale.  Këtë herë vendosa një lojtar pak më thellë në mesfushë në krahasim me ndeshjen e parë dhe kishim më shumë rrjedhshmëri në sulm. Kemi pasur një sjellje perfekte gjatë një viti kaq të vështirë.” – tha Guardiola.

Tekniku katalanas i qytetarëve të Mançesterit ka fjalë të mira dhe për Interin të cilin do e sfidojë në finalen e Stambollit me 10 qershor. Sipas tij, një ekip Italian paraqet gjithmonë rrezikshmëri në përballje direkte.

“Çfarë të them. Një ekip italian mbetet një ekip italian. Do të duhet të luftojmë shumë, por kemi kohë. Së fillim të bëhemi kampionë të Anglisë. Por për momentin ja ku jemi, na ka buzëqeshur fati këtë vit.” –  shtoi Guardiola.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *