Ecuria e mirë e Arsenalit u ndal në barazimin e sotëm në transfertën ndaj Sauthemptonit në shifrat 1-1. Granit Xhaka ishte sërish protagonist duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, por Sauthempton nuk u pajtua me këto shifra dhe në pjesën e dytë arriti të barazojë me golin e Armstrongut.

Ky barazim e çon Arsenalin në kuotën e 28 pikëve, sërish në krye të renditjes me vetëm dy pikë me shumë se Siti i vendit të dytë që mposhti në shtëpi Brajton në shifrat 3-1 me dygolëshin e Haland dhe realizimin e Mahrez. Turpëruese humbja e Liverpul në transfertën ndaj debutuesve të Notingam Forest në shifrat 1-0. Skuadra e Jurgen Klop nuk po gjen vazhdimësi në rezultate, pasi në këtë sezon të kampionatit anglez nuk ka arritur asnjë fitore në transfertë. Në barazim 1-1 u mbyll kryesfida e javës mes Çelsit dhe Mançester Junajtid. Blutë shënuan të parët me penalltinë e fituar nga Armando Broja dhe të kthyer në gol nga Zhorzhinjo. Junajtid nuk u dorëzua duke arritur të barazojë në kohën shtesë me golin e brazilianit Kasemiro.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *