MANCHESTER, ENGLAND - MAY 21: Ilkay Guendogan of Manchester City lifts the Premier League trophy following the Premier League match between Manchester City and Chelsea FC at Etihad Stadium on May 21, 2023 in Manchester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Mançester Siti mundi minimalisht 1-0 Çelsin dhe siguroi titullin e tretë kampi radhazi në Premier Ligë.

Formacioni i teknikut Pep Guardiola po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm, ndërkohë që ky trofe ishte i 33-ti në karrierën e teknikut katalanas që kur nisi karrierën e drejtuesit në vitin 2008-të.

“Çdo titull i Premier Ligës është i veçantë , por kur bëhen tre radhazi do të thotë vazhdimësi, veçanërisht kundër rivalëve që kishim përballë. Në të shkuarën kemi luftuar kundër Liverpulit ndërsa këtë vit ndaj një skuadre të pabesueshme si Arsenali. Të dyja këto skuadra na kanë shtyrë në limitet tona.” – tha Guardiola pas kurorëzimit si kampion i Anglisë.

Mançester Siti do të luajë dhe dy finale të mbetura, atë të FA Kupë ndaj rivalëve të Mançester Junajtid në datën 3 qershor, ndërsa një javë më pas në Stamboll sfidon Interin në finalen e Championsit.

Pep Guardiola synon për herë të dytë fitimin e tripletës, pasi fillimisht e arriti kur drejtonte Barcelonën.

33 trofetë e fituar në karrierë për Guardiolën përfshijnë periudhat kur ai drejtonte Barcelonën, Bajernin e Mynihut dhe tashmë Mançester Sitin.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *