Gjykata Sportive në Itali vendosi t’i heqë 10 pikë në klasifikim skuadrës së Juventusit për shkak të parregullsive në bilancet e deklaruara financiare, duke e zbritur Zonjën e Vjetër nga vendi i dytë në renditje, në të 8-tin.
Ky dënim i Juventusit i ka dhënë Lacios matemakisht kualifikimin për në Champions sezonin e ardhshëm.
Ky lajm e ka gëzuar drejtorin sportive të lacialëve, Igli Tare, i cili tha për Sky Sport se Lacio ka zhvilluar një sezon shumë të mirë.
“Sodisfaksion i madh, fryt i një punë fantastike të bërë nga trajneri, lojtarët dhe klubit, i cili ka vënë në dispozicion një grup lojtarësh të nivelit të lartë. Nuk kemi qenë gjithë kohën konstantë, por e rëndësishme është që arritëm objektivin.” – tha Tare.