E përditshmja spanjolle “Marca” raporton se Kilian Mbape po e mendon largimin nga radhët e Paris Sent Zhermenit për t’u bashkuar me Realin e Madridit.
Mbape po mbyll sezonin e 6-të në radhët e PSG-së, por mungesa e suksesit në Ligën e Kampioneve duket se po e shtyn të kërkojë një fanelë me peshë në Evropë dhe e duhura duket ajo e Realit të Madridit.
Mbape rinovio vitin e kaluar me klubin e kryeqytetit francez, por “Marca” shkruan se sulmuesi po e mendon largimin, ndërkohë që Reali i Madridit kërkon të nënshkruajë një parakontratë me të për të paguar më pas klauzolën e lirimit nga PSG-ja.
Madrilenët kanë kohë që ëndërrojnë për afrimin e Mbapesë dhe kjo duket periudha e duhur për të kryer këtë transferim pasi humbja 4-0 ndaj Mançester Sitit në Champions nxori në pah limitet e Realit në fazën sulmuese duke treguar se një cikël është mbyllur dhe një tjetër duhet të hapet.
Sakaq, vetë Mbape, i mbetur në hije nga vëmendja për Erling Haland apo Xhud Belingam, kërkon të rimarrë sërish stafetën në elitën e futbollit europian.