Karriera e Vedat Muriqit u duk se e humbi shkëlqimin pas dështimit me Lacion, por kalimi i tij te Majorka në janarin e vitit të kaluar ndryshoi gjithçka.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ishte vendimtar në fazën e dytë të sezonit të kaluar me golat e tij duke e ndihmuar ekipin të mbijetojë në La Liga.

Ky sezon e shpalosi sërish vendimtar piratin e sulmit të Majorkës. Janë plot 14 gola sezonalë për shtatlartin dardan të cilët e pozicionojnë Majorkën në vendin e 12-të në renditjen përfundimtare të sezonit.

Muriqin do e shohim sërish në elitën e futbollit spanjoll, por nuk është e sigurt nëse ai do të vijojë të jetë pjesë e Majorkës pasi ofertat për të nuk mungojnë në La Liga.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *