Mediat spanjolle raportojnë se Mesi ka zgjedhur paratë para zemrës. Tifozët e Barcelonës prisnin një rikthim të tij te katalanasit, por kampioni i botës duket se ka zgjedhur milionat e Al-Hilal dhe sfidat e reja me Kristiano Ronaldon tashmë në futbollin arab.
Siç raporton spanjollja, “Sport.es” klubi arab ka nisur nga puna për të planifikuar gjithçka që në datën 6 qershor të bëhet zyrtarizimi i tij. Mesi do të luajë sot ndeshjen e fundit me fanellën e PSG-së ndaj Klermon dhe më pas do të jetë një lojtar i lirë.