Ashtu siç edhe pritej, Mançester Siti doli triumfues në finalen e Championsit kundër Interit të Milanos, duke kurorëzuar kështu sezonin më të suksesshëm në historinë e klubit.

Qytetarët bëhen kështu skuadra e dytë angleze që arrin të fitojë tripletën e trofeve “Premier League – FA Cup – Champions League” brenda një sezoni.

Suksesit të qytetarëve iu gëzua veçanërisht trajneri i klubit, Pep Guardiola i cili arriti të fitojë trofeun sërish pas 11 vjetësh.

Fituesit e Sitit do priten nesër në një ceremoni solemne nga tifozeria e tyre në Mançester. Këtë radhë Mançesteri është i gjithi blu.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *