Arbitri tashmë me përvojë i kampionatit shqiptar të futbollit, Enea Jorgji duket se i ka rritur së tepërmi kredencialet e tij profesionale. Insstitucioni më i rëndësishëm i futbollit evropian, UEFA, i ka besuar Jorgjit drejtimin e një sfide në Europa Ligë. Bëhet fjalë për përballjen mes hungarezëve të Ferencvarosh të cilët do të presin në shtëpi francezët e Monakos.
Kjo është ndeshja më e rëndësishme në kompeticionet evropiane e gjykuar nga një bilbil shqiptar.