Shqipëria luan sonte në transfertën ndaj Ishujve faroe në një përballje jetike për synimet e kombëtares për kualifikim në Europianin e Gjermanisë që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Tekniku Silvinjo pritet të hedhë në fushë të njëjtin formacion që luajti ndaj Moldavisë para tre ditësh.

Kuqezinjtë do të rreshtohen me skemën 4-2-3-1.

Porta i besohet sërish Berishës, ndërsa Hysaj dhe Mitaj në linjat e mbrojtjes. Ismajli dhe Gjimshiti në qendër.

Në mesfushë, Ramadani dhe Bare rreshtohen para mbrojtjes, Bajrami vendoset si trekuartist, me Asanin dhe Uzunin nga krahët që mbështesin Cikalleshin në majën e sulmit.

Shqipëria ka 3 pikë në grup, ndërkohë që kryeson Çekia me 7 pikë dhe me një ndeshje më shumë të luajtur.

Fitorja sonte në Ishujt e largët Faroe do i jepte formacionit të Silvinjos motivimin dhe vetëbesimin e duhur për ëndrrën e kualifikimit në Europianin e vitit të ardhshëm.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *