Atletja shqiptare, Luiza Gega arriti të shkruajë historinë në Kampionatin Europian të Atletikës që po zhvillohet në Poloni.
34-vjeçarja mori vendin e parë në garën e 3 mijë metrave me pengesa pasi e mbylli në kohën 9 minuta e 17 sekonda duke vendosur një rekord të ri në këtë disiplinë.
Dy ditë më parë, Gega fitoi dhe garën në 5 mijë metra, ndërkohë që atletja shqiptare vijon të sjellë si gjithnjë medalje dhe krenari në atdheun e saj.