Portieri i Juventusit, Voiçek Shezni kujtoi makthin e pësuar në sfidën ndaj Sportingut të Lisbonës në Europa Ligë.

Gardiani polak kujton se ndjeu një shtrëgim dhe dhimbje të fortë në gjoks duke shtuar se pati ndjesinë se po vdiste dhe se zemra po i shpërthente.

Shezni e la të hapur dhe mundësinë e tërheqjes së parakohshme nga futbolli pasi kjo ngjarje duket se ka ndikuar shumë në prioritetet e tij jetësore.

“Ishte e frikshme. Mendova se do të vdisja. Pasi i pasova mbrojtësit, ndjeva sikur zemra do të më shpërthente, gjatë një goditjeje këndi i thashë Milik se isha i sëmurë, por lojtarët e Sportingut tashmë po bënin këndoren. Dhimbja e gjoksit ishte e tmerrshme, sot e kësaj dite ne ende nuk e dimë se cila ishte arsyeja pas saj, ndoshta problemet e shpinës.” – u shpreh ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *