Ilkai Gyndogan fitoi gjithçka gjatë 7 sezoneve me Mançester Sitin.
Championsi kishte mbetur e vetmja ëndërr, por dhe kjo u realizua pasi skuadra e Pep Guardiolës mundi Interin në finalen e Stambollit.
Tashmë mesfushori gjerman me origjinë turke kërkon sfida të reja duke u bashkuar zyrtarisht me Barcelonën e Ksavi Hernandezit.
Mesfushori ka firmosur për dy sezone me katalanasit dhe do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.
Ky afrim e rrit ndjeshëm kualitetin në mesfushën e Barçes duke iu bashkuar emrave si Pedri, De Jong apo Gavi.
Ksavi është admirues i Gyndogan dhe mediat spanjolle raportojnë se ishte tekniku ai që e telefonoi për ta bindur të bashkohet me Barcelonën që tashmë synon rikthimin në elitë dhe në Europë pasi u shpall kampione e Spanjës.