Kai Haverrz do të jetë lojtar i Arsenalit.
Topçinjtë paguan 65 milionë euro në arkën e Çelsit për shërbimet e sulmuesit gjerman.
Havertz u shpreh entuziast për këtë lëvizje duke u shprehur se do të japë gjithçka për Arsenalin.
Optimist ishte edhe trajneri, Mikel Arteta sipas të cilit ardhja e Havertz rrit ndjeshëm potencialin sulmues dhe krijon shumë alternativa në këtë repart.