Sky Sport raporton se Bajeni i Mynihut është i gatshëm të derdhë 114 milionë euro në arkën e Totenhemit për të marrë shërbimet e Herri Kejn.

Sulmuesi anglez është prioriteti kryesor në merkaton e bavarezëve të cilët duket po e fitojnë duelin me Manccester Junajtid që po ashtu ofroi 80 milionë euro për shërbimet e kapitenit të kombëtares angleze.

Afrimi i Kejn do të jetë blerja e dytë e bujshme për Bajernin e Tomas Tuhelit që pak ditë më parë afroi qendërmbrojtësin Kim-Min Jae nga Napoli i cili sezonin e fundit u shpall mbrojtësi më i mirë në Serinë A.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *