Përfaqësuesja e Kosovës është në kërkim të një trajneri pas largimit të Alen Zhires i cili zhgënjeu në stolin e dardanëve.
Mediat në Kosovë raportojnë se dy janë emrat e përfolur për të marrë vendin e lënë bosh nga Zhires.
I pari, Vahid Haliloxhiç, tekniku boshnjak me shumë përvojë në drejtimin e ekipeve si Lilë, PSG, Renes apo Trabzunspor, ndërsa i dyti një legjendë e futbollit të luajtur si Andri Shevçenko.
Ish Topi i Artë dhe fituesi i Championsit me Milanin ,drejtoi kombëtaren e Ukrainës deri në çerekfinale në Euro 2021, ndërkohë që dështoi si trajner i Xhenoas në Serinë A.