Mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani është në bisedime të avancuara për t’u bashkuar me skuadrën e Leçes në Serinë A italiane, raportojnë mediat vendase.

27-vjeçari pati një sezon pozitiv me Aberdinin në Skoci ku shënoi një gold dhe dha tre asist, ndërkohë që ka fituar dhe vendin e titullarit në kombëtaren shqiptare.

Në rast kalimi në Serinë A, Ramadani do bashkohej me legjionarët kuqezi në këtë ligë, Asllani, Kumbulla, Gjimshiti, Bajrami, Ismajli  dhe Hysaj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *