Kristian Pulisiç është lojtar i Milanit. Fantazisti me origjinë kroate që luan për SHBA-të la Çelsin për t’u bashkuar me kuqezinjtë e Milanos.
Afrimi i tij ishte kërkesë e teknikut Stefano Pioli, ndërkohë që klubi pagoi 20 milionë euro në arkën e Çelsit.
Po ashtu, mediat italiane raportojnë se Milani është afër mbylljes së marrëveshjes për afrimin e Alvaro Moratas. Pioli ka kërkuar me ngulm një sulmues qendre pasi Zhiru 36 vjeçar nuk mund të jetë i mjaftueshëm për një sezon të gjatë. Atletiko kërkon 12 milionë euro për sulmuesin spanjoll.