7 emisarë të Bajernit të Mynihut zbarkuan në Londër me ofertën prej 100 milionë eurosh për Herri Kejn.
Bavarezët po mundohen të bindin presidentin e gjelave të Londrës, Daniel Levi i cili njihet si negociator i vështirë që nuk i lëshon lehtë yjet e skuadrës.
Kejn dëshiron të bashkohet me Bajernin, ndërkohë që oferta prej 100 milionë eurosh është propozimi i fundit nga bavarezët të cilët deklarojnë se nuk do të tejkaklojnë këtë ofertë dhe nësë transferimi dështon do të shohin për të tjera opsione në repartin e sulmit.