Bajerni i Mynihut po kërkon një portier të dytë si alternativë për Manuel Nojerin që rikthehet pas një dëmtimi të gjatë.

Jan Somer duket se nuk ka ndërmend të qëndrojë si rezervë te bavarezët dhe kalimi i tij te Interi po shihet gjithnjë dhe më i mundshëm.

“Sky Germany” raporton se Bajerni po konsideron Thomas Strakoshën si alternativë për portierin e dytë të ekipit.

Gardiani i kombëtares shqiptare pati një sezon të vështirë me Brentfordin në Angli ku gjeti pak hapësira, por përvoja e tij nuk është e pakët. Ai luajti 208 ndeshje si titullar me Lacion në Serinë A duke e mbajtur rrjetën e paprekur në 62 sfida.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *