Bajerni i Mynihut zhvilloi ndeshjen e parë miqësore në përgatitje për sezonin e ardhshëm.

Bavarezët u treguan të pamëshirshëm pasi mundën Rottach Egern me rezultatin 27-0.

Skuadra e Tomas Tuhel shënoi 18 gola në pjesën e parë dhe 9 të tjerë në të dytën.

Musiala, Tel dhe Zabitzer shënuan nga pesë gola për Bajernin. Gnabri shënoi një tregolësh, ndërsa Dejvis, Laimer, Mazraoui, Upamekano, Sane, Guerrero, Gravenbersh, Koman dhe Mane shënuan një gol.

Ndeshjen e parë zyrtare Bajerni e zhvillon me 12 gusht ndaj Lajpcigut në finalen e Superkupës së Gjermanisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *