Lionel Mesi debutoi me Inter Majemin në sfidën ndaj Kruz Azul. Kampioni i Botës u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë dhe u prit me ovacione të mëdha nga 20 mijë tifozët në stadium.

Pritja e tyre për të parë Mesin u shpërblye në mënyrën më të mirë, pasi argjentinasi realizoi një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit në fundin e takimit duke i dhënë Inter Majemit fitoren me shifrat 2-1.

Perfeksioni i Mesit nga goditja e dënimit gëzoi tifozët, por emocionoi dhe bashkëpronarin e Inter Majemit, Dejvid Bekam.

Ish-mesfushori u pa i përlotur dhe duke tundur kokën pas golit të Mesit. Bekam, gjatë karrierës së tij ishte një nga ekzekutuesit më të mirë të goditjeve të dënimit. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *