Luiza Gega vijon të mbajë lart emrin e Shqipërisë në sportin e atletikës.
Së fundmi, Gega fitoi garën në 3 mijë metra me pengesa të zhvilluar në Kralevë të Serbisë.
Gega e mbylli garën me kohën 9 minuta e 21 sekonda duke marrë një tjetër vend të parë në podium dhe duke ngritur lart flamurin e Shqipërisë në Serbi.
Ky triumf si Kampione Ballkanike i jep Gegës mundësinë të jetë e para sportiste nga Shqipëria që kualifikohet për në Lojërat Olimpike Paris 2024.