Interi po kërkon një sulmues pas largimit të Lukakut dhe Xhekos.
Mediat italiane raportojnë se menaxheri i njohur portugez, Horge Mendez u ka propozuar zikaltërve emrin e Medi Taremit.
Sulmuesi Iranian i Portos ka përvojë, ndërkohë që Mendez ka kërkuar që ardhja e Taremit në Milano të shoqërohet me kalimin e Kristjan Asllanit të dragonjtë portugezë.
Interi e ka refuzuar menjëherë këtë propozim shkëmbimi duke e cilësuar mesfushorin shqiptar si element shumë të rëndësishëm për ekipin në sezonin e ardhshëm.
Me largimin e Marselo Brozoviçit drejt Arabisë Saudite, ka pritshmëri që Asllani të gjejë shumë më tepër hapësira në formacionin e Simone Inzagit në sezonin e tij të dytë në Milano.