Luixhi Di Biaxho është trajneri i Dinamos së Tiranës. Klubi kryeqytetas ka njoftuar afrimin e italianit në stolin dinamovit për dy sezone ku do të përfitojë një pagë prej 300 mijë eurosh në sezon.

52-vjeçari ka drejtuar më parë kombëtaren italiane U21 në vitet 2013-2019 ndërsa pati edhe një përvojë në vitin 2020 me skuadrën e SPAL-it në Serinë A.

Di Biaxho ishte një ndër kandidaturat për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare para ardhjes së Silvinjos.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *