Mediat spanjolle dhe ato polake raportojnë se Celta Vigo është në negociata të avancuara me Legian e Varshavës për blerjen e Ernest Muçit.
Trajneri i Legias, Kosta Runjaiç foli para gazetarëve duke shpjeguar se nësë Muçi shitet, kjo do të ndodhë kundrejt një çmimi të konsiderueshëm, deri në 25 milionë euro.
“Ernest Muçi është një lojtar shumë i ri dhe interesant. Mund të bëni shaka se nëse e shesim për 25 milionë euro dhe marrim 22 milionë për Pauell Vuzolek, mund të sjellim katër lojtarë në skuadër. Në çështje të tilla, është më mirë të kontaktoni Jazek Zielinskin, (duke iu referuar drejtorit sportiv të ekipit që merret me merkaton). Transferimet janë pjesë e biznesit, por duhet të kujtojmë se ne jemi Legia e Varshavës, synimi ynë është të forcojmë ekipin, jo ta dobësojmë atë. Do të shohim se si do të shkojë në fund të afatit kalimtar të kësaj merkatoje.” – tha Runjaiç.