Legjenda e Francës dhe e Realit të Madridit, Zinedine Zidane e kujton herën e parë kur u përball në fushë si kundërshtar me Lionel Mesin në sezonin 2004-2005.
“Në sezonin 2004-2005 po shkonim në Kamp Nou për të luajtur klasiken ndaj Barcelonës. Ne ishim të angazhuar si të mbulonim lojtarë si Ronaldinjo, Deko, Ksavi apo Eto. Mirëpo Ronaldo kishte një tjetër shqetësim. Ai na tha se duhej të ruheshim shumë nga një djalosh asokoke 16-vjeçar që luante me Barcelonën i quajtur Lionel Mesi. Nuk dinim shumë për të. Ne menduam se Ronaldo po e mbivlerësonte atë pasi të dy ishin amerikano-latin. Në fushë ne e dominuam Barcelonën deri në momentin që Rajkard e hodhi atë në fushë. Ai e ktheu krejtësisht ndeshjen. Luante si një robot, fitonte të gjitha duelet Arriti të fitonte dhe një penallti të cilën e ktheu në gol Ronaldinjo dhe ata na barazuan pasi ne ishim në kryesim. Rrugës kur po ktheheshim për tek autubosi, jo vetëm Ronaldo por të gjithë ne po flisnim për performancën e këtij djaloshi vetëm 16-vjeçar. Ishte pikërisht ajo ndeshje që më bëri të kuptoj se ai do të bëhej një legjendë e futbollit botëror.”- kujtonte Zidane në një interviste për L’Equipe.