Telenovela e Herri Kejn ka përfunduar. “The Athletic” raporton se Totenhemi ka pranuar ofertën prej 110  milionë eurosh nga Bajerni i Mynihut për sulmuesin anglez.

30-vjeçari kishte shprehur prej javësh dëshirën për t’u bashkuar me bavarezët, por Totenhemi rezistoi në përpjekje për të siguruar fitim maksimal nga shitja e tij.

Kejn do të firmosë një kontratë 4 vjeçare me Bajernin, ndërkohë që tekniku Tomas Tuhel tashmë ka në organikë sulmuesin e shumëkërkuar prej tij në startin e një sezoni ku bavarezët synojnë të fitojnë çdo trofe.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *