Moises Kaisedo ishte një nga zbulimet e Premier Ligës sezonin e kaluar duke zhvilluar një sezon të jashëtzakonshëm me Brajtonin.
Liverpuli dhe Çelsi nisën një garë të hapur mes tyre për transferimin e mesfushorit, garë e cila u fitua nga të kuqtë e Jurgen Klop.
Mediat britanike raportojnë se Brajtoni ka pranuar ofertën prej 110 milionë paund (127 milionë euro} për kalimin e 21-vjeçarit në Anfilld.
Ky transferim është më i shtrenjti në historinë e Premier Ligës.
Kaisedo është afrimi i tretë në mesfushën e Liverpulit pas MekAlister dhe Szobozlai.