Osmane Dembele arriti të fitonte titullin kampion me Barcelonën në sezonin e fundit, por ai nuk arriti asnjehërë të kishte vazhdimësi dhe të ngrihej në nivelin e pritshmërive të tij në klubin katalanas.
Dëmtimet e shumta e penalizuan francezin i cili vendosi të mbyllë aventurën në Kamp Nou.
Paris Sent-Zhermein njoftoi se Osmane Dembele është lojtar i klubit francez, me parizienët që paguan 50 milionë euro për kartonin e tij. Dembele ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2028, ndërkohë që ardhja e tij pason afrimet e Shkriniar, Hernandez, Asensio dhe Ramos.
Tekniku Luis Enrike kërkon të përforcojë organikën e tij pasi Mbape dhe Nejmar kanë kërkuar largimin nga klubi.