Arbnor Muja ka zgjedhur kombëtaren e Shqipërisë para përfaqësueses së Kosovës.

Muja u ftua nga Kosova në mars të këtij viti, por ish-tekniku i dardanëve, Alen Zhires nuk e vlerësoi sulmuesin 24-vjeçar, pjesë e Antverpit në kampionatin belg.

Tjetër mendim për sulmuesin nga Mitrovica duket se ka Silvinjo.

Tekniku i kombëtares shqiptare ka kërkuar pajisjen e tij me pasaportën shqiptare, ndërsa burime pranë lojtarit konfirmojnë se ai do të grumbullohet nga braziliani për dy sfidat eliminatore të shtatorit ndaj Çekisë dhe Polonisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *