Armando Broja nuk ka admirues vetëm në Premier Ligë. Pas ofertës së Uest Hemit, mediat në ishull raportojnë se drejtuesit e Milanit kanë kontaktuar homologët e Çelsit duke shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit të kombëtares shqiptare.
Oferta e kuqezinjve të Milanos raportohet të jetë refuzuar pa dhënë deteja për shifrat.
Mauricio Poçetino duket i vendosur t’i japë një tjetër shans 21-vjeçarit nga Malësia e Madhe në një sezon ku Çelsi synon të rifitojë prestigjin e humbur në sezonin e fundit të cilin e mbylli në vendin e 12-të të renditjes.
Broja po përmbyll fazën e riaftësimit nga dëmtimi që e la jashtë fushe për gjashtë muaj, ndërkohë që rikthimi i tij në fushë mund të ndodhë në dy javët në vijim.