Zhoze Mourinjo është në kërkim të një sulmuesi pasi Tami Abraham parashikohet të kthehet në fushë në muajin dhjetor pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar.

Sky Sport raporton se tekniku portugez ka shfaqur interes për Armando Brojën duke i kërkuar ish-klubit të tij huazimin e sulmuesit shqiptar për një sezon në kryeqytetin Italian.

Megjithatë, ashtu si në rastet e ofertave të Uest Hemit dhe Milanit, Çelsi ka refuzuar sërish pasi tekniku Poçetino e konsideron 21-vjeçarin pjesë të rëndëishme të organikës së tij për këtë sezon.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *