Xhud Belingam kaloi nga Borusia e Dortmundit te Reali i Madridit si një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje. 

Mesfushori anglez konsiderohet si një nga talentet më të mëdha në futbollin e sotëm, por e përditshmja gjermane “Bild” ka shpalosur anët e errëta të karakterit të tij.

Referuar burimeve brenda Borusias së Dortmundit duket se lojtarët i janë gëzuar largimit të tij si pasojë e përplasjeve dhe sherreve të shpeshta që ai kishte pasur me shokët në fushë dhe në dhomat e zhveshjes.

“Nuk mund të japësh një pasim të ndyrë. Ti je një k**vë e ndyrë! Gjithmonë njësoj”, i bërtiti Belingami në një ndeshje kundër Rejnxhërsit, mbrojtësit Niko Shulc.

Sipas burimeve në organikën e Dortmundit, Belingam kërkonte gjithnjë të ishte në qendër të vëmendjes, por nuk arrinte të ishte lider në fushë kur kjo nevojitej më së shumti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *