Lionel Mesi vijon të mahnisë me paraqitjet e tij për Inter Majemin.
36-vjeçari ishte protagonist në finale e Kupës së Ligës ndaj Nashvill. Argjentinasi shënoi një gol spektakolar në mesin e pjesës së parë, ndërkohë që Nashvill barazoi shifrat në pjesën e dytë. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.
U deshën penalltitë për përcaktimin e fituesit dhe seria prej 22 penalltish të ekzekutuara nxori fitues Inter Majemin në shifrat 10-9.
Ky është trofeu i parë në historinë e klubit, ndërkohë që Mesi në shtatë ndeshjet e zhvilluara me fanellën e skuadrës i ka mahnitur të gjithë me klasin dhe golat e tij.