Arena e Sidneit në Australi ishte e mbushur me 76.000 shikues të cilët panë një Spanjë dominuese në finalen ndaj Anglisë e vlefshme për Botërorin e Futbollit për femra.

Kapitenia e iberikeve, Olga Kramon shënoi golin e vetëm të sfidës në pjesën e parë, ndërkohë që spanjollet ishin dominuese gjatë gjithë sfidës duke humbur dhe një penallti në pjesën e dytë.

Anglezet ishin hija e vetvetes në këtë finale duke shfaqur mangësi në organizimin e manovrës sulmuese dhe pasiguri në fazën mbrojtëse.

Spanja është skuadra e pestë që fiton Kupën e Botës që nga fillimi i turneut në vitin 1991, duke iu bashkuar kampionëve qe janë Shtetet e Bashkuara me katër trofe, Gjermania me dy, Norvegjia dhe Japonia me nga një trofe.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *