Silvinjo duhet t’i bëjë llogaritë pa Armando Brojën për dy sfidat vendimtare ndaj Çekisë dhe Polonisë. Në këtë përfundim të çojnë fjalët e Mauricio Poçetinos në konferencën e shtypit ku foli për gjendjen e Armando Brojës.
Tekniku argjentinas tha se Broja nuk do të luajë në ndeshjen e kupës duke shtuar se atij i nevojitet dhe pak kohë për të qenë në gjendjen e duhur fizike.
“Ndoshta Mudrik është më afër rikuperimit se Broja dhe Badiashil, por duhet t’i shohim gjërat ditë pas dite.”- u shpreh tekniku argjentinas
Megjithë mungesën e Brojës, alternativat në sulmin e kombëtares nuk mungojnë për Silvinjon.
Uzuni, Cikalleshi, Muçi dhe Seferi pritet të grumbullohen për sfidat ndaj Çekisë në transfertë dhe ndaj Polonisë në shtëpi.