Para pak javësh Arbnor Muja vendosi të veshë fanellën e kombëtares së Shqipërisë pas një bisede me teknikun Silvinjo.

Mesfushori me tipare sulmuese nga Mitrovica po shkëlqen dhe me Antverpin. 

Antverpi u shpall kampion i Belgjikës sezonin e kaluar, ndërsa mbrëmë në Athinë shkroi historinë duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Kampioneve pasi eliminoi AEK-un vendas. Sfida u mbyll në shifrat 1-2, ndërkohë që Antverpi kishte fituar dhe përballjen e parë në shtëpi 1-0.

Muja ka fituar besimin e teknikut, Mark van Bomel si titullar në treshen e sulmit të belgëve. Ai ishte titullar mbrëmë ndaj AEK-ut të Athinës ku shpërdoroi dhe një mundësi të artë shënimi, por zhvillpi një 90 minutësh pozitiv.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *