Ballkani e humbi 1-0 sfidën e kthimit ndaj Bate Borisov, por fitorja 4-1 në përballjen e parë e çon sërish skuadrën e Ilir Dajës në fazën e grupeve të Konferencë Ligë.

Një arritje historike për klubin nga Suhareka që këtë vit mund të synojë dhe kalimin e grupit.

“Unë kampioni yt, Kosovë 

Për të dytin vit radhazi, e bëmë detyrën, për çka kemi punuar pa u ndalur në asnjë moment. 

Si përfaqësuesit kryesorë të Republikës, luftuam pa reshtur për shtetin dhe emblemën tonë reprezentative. 

Kemi dhënë gjithçka nga vetja, që flamuri ynë shtetëror të rreshtohet aty ku e ka vendin, në mesin e më të mirëve në UEFA Conference League. 

Tani jemi më të lehtësuar, por aspak të vetëmjaftuar, pasi na pret përpara një rrugë edhe më e vështirë.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, është koha jonë, koha e Ballkanit”  – shkruhet nê faqen zyrtare të klubit pas kualifikimit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *