Barcelona është përfshirë prej kohësh nga problemet financiare, situatë e cila ka trazuar shumë ambientin në Katalonjë.
Tekniku Ksavi Hernandez kërkonte me këmbëngulje përforcime të reja në organikë, ndërkohë që drejtuesit e klubit manovronin shumë ngadalë në merkato të kushtëzuar dhe nga problemet fiananciare në klub.
Osman Dembele u largua drejt PSG-së dhe afrimet e reja u kthyen në domosdoshmëri.
Ilkai Gyndogan erdhi si lojtar i lirë nga Mançester Siti, ndërkohë që orët e fundit të merkatos sollën dy afrime të reja.
Ksavi kishte kërkuar Zhoao Feliksin dhe Zhoao Kanselon. Sulmuesi i Atletikos së Madridit kaloi si huazim për një sezon te Barcelona, ndërsa me të do të bashkohet dhe portugezi tjetër Zhoao Kanselo, po ashtu si huazim për një sezon nga Mançester Siti.
Frymëmarrje për merkaton e katalanasve të cilët tashmë do të fokusohen në objektivat sezonale me treshen e re të sulmit Feliks-Levandovski-Rafinja.