Reali i Madridit është e vetmja skuadër spanjolle e kualifikuar në 16 më të mirat e Ligës së Kampioneve pasi Barcelona, Atletiko e Madridit dhe Sevilja dështuan të kalojnë grupet e tyre respektive duke sjellë një nga paraqitjet më zhgënjyese të klubeve spanjolle në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube. Shkëlqejnë sërish klubet angleze, me Mançester Sitin, Liverpulin, Çelsin dhe Totenhemin qe kalojnë në fazën e 1/16-tave. Risia e këtij sezoni janë klubet gjermane. Bajernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit, me traditë në këtë kompeticion, iu bashkuan dhe Lajpcigu dhe Eintrahti i Frankfurtit që siguroi një kalim historik në këtë fazë.
Paraqitje e mirë dhe për klubet italiane. Napoli, Milan dhe Inter kalojnë në 16 më të mirat duke eklipsuar disi zhgënjimin e Juventusit. Historike dhe për Portugalinë me Benfikën dhe Porton që sigurojnë kualifikimin. PSG mbetet i vetmi ekip francez në garë, ndërsa befasi e madhe ishte dhe kualifikimi i belgëve të Klub Bruzh. Shorti për përballjet e radhës do të hidhet të hënën.