Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar me organikë të plotë për dy sfidat përcaktuese ndaj Çekisë dhe Polonisë. 

Etrit Berisha shprehet optimist dhe beson te grupi për dy ndeshjet vendimtare.

“Po bëhemi gati. Të shohim, jemi mirë. Me motiv shumë të lartë dhe besoj se do të kemi sukses.” – tha gardiani i portës shqiptare.

Optimist u shfaq dhe Ernest Muçi që po shkëlqen me Legian e Varshavës.

“Jam i lumtur që jam në kombëtare dhe mora ftesën për këto ndeshje. Ne bëjmë shaka me njëri-tjetrin që fiton Polonia apo ne por e shohim të dielën kush fiton. Kur merr ftesë duhet të japësh maksimumin dhe për sulmuesin është të shënosh e ndihmosh ekipin. Japim maksimumin për të qenë pjesë e Euro 2024 dhe falënderojmë tifozët.” – tha sulmuesi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *