Tifozët shqiptarë pushtuan në orët e mbrëmjes së djeshme qendrën e Pragës në Çeki.
Janë 4 mijë tifozë shqiptarë të pajisur me bileta në stadiumin “Fortuna” të Pragës të cilët do të jenë të vendosur në sektorin e tifozerisë mike.
Megjithatë shumë shqiptarë të tjerë pritet të jenë mes tifozëve çekë pasi kanë arritur të sigurojnë bileta për këtë përballje me shumë rëndësi për synimet e Shqipërisë për kualifikim në Europianin e Gjermanisë që luhet vitin e ardhshëm.