Shënim redaksional

Kombëtarja e Silvinjos duket se e ka përmbushur aspiratën e rilindasve shqiptarë: bashkimin e trojeve shqipfolëse.

Organika e Silvinjos ka heterogjenitet panshqiptar me përfaqësim masiv trojesh shqiptare. 

Kapiteni Gjimshiti nga Presheva, portieri Berisha dhe Ismajli nga Prishtina, bashkë me Hysajn dhe Mitajn nga Shkodra dhe Vermoshi.

Maqedonia e Veriut i ka dhënë kombëtares tre elementë shumë të vyer si Asani, Bajrami dhe Seferi, respektivisht nga Shkupi, Tetova dhe Kumanova.

Mirlind Daku nga Gjilani dhe Arbnor Muja dhe Mitrovica e kanë shtuar kualitetin në repartin sulmues, pa harruar Ylber Ramadanin, motorin e mesfushës nga Ferizaji.

Po ashtu, Sokol Cikalleshi, Ernest Muçi, Keidi Bare dhe Qazim Laçi, respektivisht nga Kavaja, Tirana, Fieri dhe Dibra e zgjerojnë edhe më shumë spektrin e përfaqësimit të hapësirës shqiptare në trupën e Silvinjos.

Armando Broja nga Malësia e Madhe pritet t’i japë  një tjetër marsh sulmit në tre ndeshjet e mbetura.

Tekniku Silvinjo duket se ka gjetur pikën e dobët duke i prekur lojtarët në ndjeshmërinë e tyre kombëtare gjatë fjalimeve të tij motivuese në dhomat e zhveshjes.

Ky përfaqësim mbarëkombëtar me fanellën kuqezi, përtej motivimit në aspektin sportiv, ka krijuar një frymë uniteti dhe shpirti të lartë gare. Pesha e fanellës nuk përfshin vetëm një shtet, por një hapësirë mbarëshqiptare. Triumfi I kësaj kombëtarje dhe kualifikimi në “Euro 2024” do të ishte një tjetër mesazh i qartë se padrejtësitë historike dhe vetëdija kombëtare, korrigjohen dhe ngrihen në nivele historike vetëm përmes bashkimit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *